Tuesday, August 30, 2016

Fenty by Rihanna Fur Slides

Peshkimi i shapkave te Rihannes eshte njesoj si gjetja e thesarit,pasi nuk dua te them si kapja e ndonje Pokemoni te vecante sepse nuk e njoh shume lojen.
Por le te themi qe kerkon disa "aftesi" dhe pak gjendje ne karte.
Shapkat si fillim u prezantuan ne prill me nje cmim per 80 usd dhe u shiten per me pak se 30 min.
E ne keto kushte produkti u be akoma me i kerkuar meqenese nuk kishe mundesi ta gjeje.
Ne 1 korrik Puma risolli Restock te shapkave me pellush dhe per fatin tim te mire dhe Asos mori nje pjese te stockut.Politika e blerjes ishte fantastike numer i limituar per bleres max 2 pale :D
Sigurisht qe me cmimin e ri 60 paund u mjaftova me nje pale (e kur te vijne dhe me dogane) atehere vertet ndjen qe ke thesar ne kembe.
Ju si mendoni jane vertet te bukura dhe e meritojne sakrificen apo just fashion fad?!


























































Monday, August 29, 2016

Lavender Fields in Albania

Njerezit duhet te orientohen nga mundesite dhe pikat e forta, duhet te vleresojne me te miren qe gjejne te tjetri pa i lejuar difektet te mbulojne cdo gje.
E njejta gje vlen dhe me vendin tone te cilin  ende nuk jemi gati ta njohim me nje sy pozitiv e tolerant dhe ta duam per ate qe eshte e ate qe ofron.
Fotot qe do shikoni pas pak jane shkrepur te gjitha ne Shqiperi besojeni apo jo ne veri te Shkodres ne Malesine e Madhe.
Dashuria per fotografine na frymezoi mua dhe mikeshen time Soela te kemi kesaj rradhe nje set me livando  pa marre rruget per Provance te Frances apo Mayfield Lavender  te Britanise apo  te Blues Dreamland te Kines por thjesht duke u drejtuar kesaj rradhe ne vendin e prejardhjes se dy prinderve te mi Malesi e Madhe.Fushen me livando e kishim aty mu para syve dhe jo nje por disa njera pas tjetres dhe ndjesia ishte vertet surreale pasi rrethoheshe nga alpe blu dhe peme te larta e ti ndodheshe ne mes te nje mrekullie lejla. Si ne perralla...
Periudha te cilen bima korrej ishte mesi i Korrikut ndaj nese keni ndermend ta vizitoni Thethin apo Razmen e te ndaloni per nje set ne fushat me Livando rruges bejeni para kesaj date.
Ne do kemi nje kujtim te perjetshem nga vendi yne te cilin doja ta skalisja dhe ne memorien e vajzave te mia te cilat smund te mos ishin pjese e setit.
Falenderime speciale shkojne per bashkepunetoret e setit:
Photography :Soela Zani
Dresses :Geraldina Sposa
MUA :Linda Guri
Padyshim dhe Pronari i Tokes :D












Thursday, August 25, 2016

Online Shopping in Albania

Tashme online shopping do jete nje molle e ndaluar per shumicen e dashamireseve te modes dhe jo vetem. Nese vetem vitet e fundit ne u ekzaltuam qe me ne fund Site te mirenjohur nderkombetare shtuan Country Albania per Shipping dukej se fati i mire nuk ishte shkruar te zgjaste shume.
Me VKM e fundit per blerjet online eshte ulur limiti ne 22 euro dhe sikur te mos mjaftonte ky nuk eshte lajmi me i keq. Lajmi me i keq eshte qe nese pako me pare te vinte per max 2 jave tashme le te themi nese je pa pune mund ta marresh per 1 muaj e ca.
Ajo qe me shqeteson mua nuk eshte dhe aq pagesa e tarifes sesa procesi komplet i paorganizuar qe pritet te zbatohet me varavingo poshte e lart qe tashme i kam reklamuar ne statuset e mia ne FB.
Vendimi nuk sqaron nese ka ndonje produkt apo kategori qe perjashtohet nga kjo tarife si Librat apo Studentet ao Ilacet e Pensionistet.Vendimi nuk sqaron si merret vendimi qe nje dhurate eshte mbi 45 euro nese  nuk ka cmim apo fature ne pako?!
Propozimi im eshte qe ne momentin e arritjes se nje pako une te njoftohem per detyrimin me nje shkrese zyrtare dhe ta paguaj online me Dixhital Banking dhe jo ne dege banke.
Ne momentin qe une bej pagesen dogana e cila njoftohet online per pagesen duhet te leroje pakon (pa e njoftuar fare une ) dhe posta duhet te ma sjelle te adresa qe une kam vendosur kur kam bere blerjen.
Vetem keshtu une jam e gatshme te paguaj 22.4 % dhe 100 leke te postes ne te kundert ky shtet nuk meriton asnje vote dhe asnje qindarke as me blerjet online dhe as me blerjet e mallrave stock qe pretendon te ndihmoje me kete vendim.
Ne nje epoke dixhitale ky cdo tregti i ka kthyer syte nga interneti dhe cdo gje qe informatika ofron
ky shtet na kthen ne vitin 1700 kohe kur pushteti i merrte vendimet ne favor te nje pakice industrialistesh dhe penalizonte cdo individ.
Jo rastesisht me kete veshje e gjitha e porositur online sigurisht pervec syzeve te cilat i paguaj njesoj si ne dyqan ashtu dhe online :) dhashe nje inteviste duke shpresuar qe te pakten te permiresojne sherbimin edhe nese nuk kthejne mbrapsht vendimin.
Nje keshille per blereset online pa shkelur ligjin eshte qe mund ti bejne dhurata njera tjetres dei ne 45 euro dhe nuk do pagujne tarife dogane :)
































Total Pageviews