Wednesday, June 15, 2016

First Ballet Show

Nje nder kenaqesite me te medha  ne jete eshte te shikosh qenien tende te hedhe hapat vete,e nje nder hapat e jetes eshte dhe ngjitja e pare ne skene.
Per mua morri im i vogel eshte dhe krijesa me e mrekullueshme qe ekziston pasi me duket si nje zgjatim i ekzistences time dhe me mbush me lumturi,ndaj dhe perjetimi me besoni ishte tejet i vecante. Edhe pse gjate gjithe spektaklit dukesha si nje gjuajtes me Snajper qe merrte ne shenje femijet nje nga nje,serish kur doli ime bije ne skene nuk po dija cpo shtypja me foto apo video dhe isha e pavendosur ta shijoja apo ta fotografoja.
Vendosa ti beja te dyja njeheresh dhe nuk me doli keq.
Kukulla ime rezultoi te ishte nje artiste e ftohte pa emocione te teperta e cila dinte ta shijonte performancen e saj dhe duartrokitjet ne fund ,madje perkulja e saj per mua ishte dhe kujtimi me i bukur nga gjithe spektakli.
Nje dashuri qe ju ftoj ta shijoni dhe ju sadopak,dhe mos harroni adetin mos ma merrni cupen me sy :D















































Perkulja e pershendetjes :)














No comments:

Post a Comment

Total Pageviews