Monday, April 18, 2016

Swing Kimono Coat

Gjeja me e pafavorshme ne nderrimin e stineve eshte kalimi i menjehershem nga xhupat ne kanatjeret :( ai kalim qe na le varur ne garderobe pardesyte,qe jane aq femerore dhe aq elegante.
Ti mezi pret te ngrohet ca qe te mund te veshesh pardesyne e re kur shikon qe papritmas me shume se veshur koha te lejon ta mbash vetem ne dore.OK mbetet shansi ta zgjasesh perdorimin gjate pasditeve e darkave,por dhe ato te tradhetojne e keshtu nuk je asnjehere e sigurte nese eshte koha e duhur.
Por nderrimi i befasishem i stineve nuk eshte arsye qe ne te mos shtojme numrin e pardesyve ne garderobe edhe pse mund te jete e 17-ta camel who cares kesaj rradhe vjen me prerje shume te gjere dhe me menge kimonoje. Per fashonistat duket se temperaturat nuk jane diktuese per setin qe ke menduar dhe asgje s'te ndalon te krijosh postin tend edhe ne 33 grade me pardesy.
Te gjithe te shikojne cuditshem por ky nuk eshte problemi jot ,edhe kur fotografja e blogut qellon aq e begenisshme sa pershendet cdo kalimtar edhe ata me thes edhe ata me qen e te vjen te marresh gure  e ta godasesh serish pardesyne nuk e heq...
Te gjithe aksesoret klasike vijne gold ne linje me pardesyne dhe jumpsuitin e zi qe duket sikur nuk del kurre nga moda edhe pse ka mbi 3 vjet qe eshte blere.
Ju si ndiheni ne mengjes e terhiqni pardesyne ? apo e qani me lot?!





































1 comment:

Total Pageviews