Wednesday, February 24, 2016

Rainy Day Go Away


Ne ditet me shi vertet qe nuk pritet te postoj,por sot pasi u kreha s'po pyesja me edhe nese binin gure nga qielli. Ne ditet me shi zgjedhjet fillojne te ngushtohen duke u nisur nga kembet,eshte e detyrueshme te zgjedhesh nje material qe nuk e pershkon shiu dhe ...ndoshta cizme,ngjyrat nuk jane nje mendim i mire dhe floket ah floket pastaj jane ne gjendje kritike sa here koha eshte e lagesht.
Sado kritike te jete situata me leshte e kokes never por never mos i beni ato me 8 kile shkume dhe difuzor ,dhe nese shkoni ne parukeri per kete sherbim atehere ju jepet denim i perjetshem. Ama dhe ne ditet me shi ka aksesore qe ta ndryshojne humorin si nje shall ne qafe apo nje cante e re me roze apo aksesoret ne rose gold qe s'jane asnjehere teper. Vetem pse ke nje pune serioze kjo nuk te privon nga deshira per tu ndjere seksi dhe ne dite jave edhe kur qielli nuk ndalon se qari per performancen tende:)




























No comments:

Post a Comment

Total Pageviews