Monday, January 4, 2016

Class Awards

Cdo fundvit Revista Class organizon sondazhet sipas kategorive me 10 nominime per secilen kategori.
Ne kategorine Cmimi Stil kete vit isha e nominuar edhe une dhe as nuk mund ta mendoja qe do fitoja, por ja qe fale jush asgje nuk eshte e pamundur. Mbeshteteset e blogut, familjare miq shoke e kolege u mobilizuan qe te pakten te isha ne 3shen me te mire, por mesa duket impenjimi i tyre i kaloi pritshmerite dhe fale tyre votimi u mbyll me plot 1161 vota. E ku ka me mire se ta fillosh vitin me nje fitore.
U jam pafund mirenjohese dhe ju premtoj qe do jemi bashke dhe ne 2016 per nje udhetim plot stil.
Ky cmim per mua vlen shume por jam e bindur se nuk eshte thjesht nje vleresim vetem per mua por me se shumti per ate qe une perfaqsoj nje grua te thjeshte origjinale dhe te vertete e cila e do veten dhe eshte shume rehat ne te. Urojme qe sinqeriteti dhe pozitiviteti te mbushe stilin e jetes tone dhe te triumfoje si une kesaj rradhe.
Dhe per te mos i marre meritat te gjitha per vete do doja te ndaja ne kete post gjithe "marifetet" dhe "strategjite" tona per konkursin i cili u kurorezua me fitore.
Nuk kishte klient ne lokalin e burrit i cili te mos votonte me hir e me pahir per Estelen, bashkeshorti i mikes time me te mire mobilizoi ambasadat dhe gjithe shoqerine e tij qe te votonin edhe nga cel e bashkeshorteve. Banka ku une punoj u ndergjegjsua qe ishte momenti qe te shprehnin mbeshtetjen e tyre duke votuar, kunata i rrembeu gjysmes se Vodafone-it celin per tu siguruar qe vota te shkonte ne kutine e duhur. Kunata tjeter shkuli Saranden nga vendi nderkohe qe halla Vera shkruajti linkun ne tabele per nxenesit qe te votonin njeheresh per blogeren e vitit 😂😂😂 koleget shperndane linkun ne 350 kontaktet qe kishin ne gjithe  boten edhe pse nuk kish nje cmim material.
Padyshim ky konkurs u kthye ne nje loje per gjithe mbeshtetsit e fushates loje e cila me siguronte dhe njehere qe kam njerez rreth meje qe me duan dhe kjo me lumturon pafund.
Shume prej bisedave dhe komunikimeve qe kishim gjate dhjetorit une i ruajta ti kem si deshmi te deshires se mire per te me bere fituese, i vetmi konkurs ku fotografimi i votes ishte me detyrim hahahah.
Ky cmim na kujton dhe njehere qe gjerat e bukura u ndodhin edhe njerezve te mire mjafton te kene pak besim e te shohin perpara.
Ju perqafoj virtualisht cdo votues dhe ju falenderoj.












No comments:

Post a Comment

Total Pageviews