Wednesday, July 15, 2015

Ladies NIGHT @Oktapod

Te enjten ne mbrembje isha e ftuar ne Vizion Plus tek emisioni Oktapodi.Ne te enjten e grave apo ne Ladies Night  kesaj rradhe si per te mbyllur sezonin do flitej per pushime!
Une pranova menjehere se ate dite kisha marre leje pikerisht per te marre pjese ne nje emision tjeter ne mengjes ndaj nuk e mendova fare "temen".
Mendoj se Paneli ishte me ato "te pakta' qe fundjava po i gjente ne Tirane ndaj nuk e vrava shume mendjen cfare do thoja duke menduar se "pushimet e te tjerave" do ishin shume here me interesante.
Si me e madhja e panelit (ne te gjitha dimensionet lol) ose ndoshta jo, hapa krahun me stil duke u fshehur pas zgjedhjeve te detyruara te burrit dhe femijeve.Ndaj permenda pak Kroacine dhe Velipojen 2 plazhet qe frekuentojme me shume.
Biseda ishte vertet shume e lirshme dhe ne si femra nuk hezitonim te kalonim nga nje dege ne tjetren duke kakarisur me batutat qe jo te gjitha degjoheshin ne transmetim.Por une dua t'ju tregoj per ndjesine time kur them dicka ne televizion dhe analiza qe behet pas nese ishte e nevojshme nese mund te ishte evituar nese duhet ta thoja apo ku di une sa pikepyetje?!
Me thene te drejten kush me njeh e di qe keto pyetje nuk vijne fare ne filtrat e mendjes para se te hy ne nje transmetim apo para se te shkruaj ne blog,le te themi kalojne tangent pasi pyetja me e rendesishme e jetes eshte CFARE do veshesh ?!
Ama mbrapa pasi ti ke dale ke nje aurele lemsh mendimesh cfare thashe ?!!!
Edhe ne kete rast nuk jam une ajo qe e ben analizen,maksimumi numeroj heret qe kam ngecur e sme vinte fjala lol por te tjeret dhe keta te tjeret kur jane dashamires e familjare jane ne gjendje te te masakrojne :)
Mbaj mend nje pyetje qe me eshte bere 22 vjec atehere kur une prezantoja nga Fiori Dardha Kush eshte me i rendesishem ne nje lidhje  Sexi apo Dashuria dhe une u pergjigja te dyja.E njejta pyetje per dreq i ishte bere dhe kolegeve te mi Tosit dhe Bertit te cilet  kishin zgjedhur Dashurine.Ne shtepi isha si ne gjemba gjate transmetimit sepse ne fund e dija qe vinte "e verteta e madhe".Ju duhet te paraftyroni shigjetat vdekjeprurese qe me leshoi ime me asokohe kur degjoi pergjigjen!!
Edhe pas 10 vjetesh i ndjeva ato shigjeta edhe pse ajo nuk eshte me,kur ne panel u be pyetja nese keni bere ndonjehere plazh Topless apo jo?!
Per me shume po ju ftoj te ndiqni biseden.
Pjesa e Pare
Pjesa e dyte














No comments:

Post a Comment

Total Pageviews