Tuesday, May 12, 2015

Chinese


Kush ka pak nuhatje mund ta kuptoje fare lehte qe tema e sivjetshme e Met Gala dergon shume sinjale ne ajer per simbole kineze dhe ne trendet qe do na pasojne.
Ndaj askush s'duhet te cuditej me kapjen time te flokeve qe nese ne shqip eshte "xhunge maj kokes " ne gjithe boten njihet si halfbun dhe ka natyre aziatike.
Nje kemishe me prerje totalisht kimonoje bardhe e gri e erret nga stilisti Issey Miyake vjen me nje fund camel pas trupit. Sa here une shikoj kombinime bardhe e zi apo dhe gri artikulli qe me vjen me kollaj tja ve afer eshte gjithnje camel, por dhe kur kam vene bashke keto ngjyra nuk mjaftohem. Ne minorance duhet te kete dhe nje ngjyre te katert si esence dhe ne kete rast kam perdorur pak jeshile ne minorance ne aksesore dhe kepuce.
Nuk e di si vjen tek ju por pavaresisht formave dhe ngjyrave te mia qe sjane ato te nje aziatikeje ndjesia mbetej e tille.




















No comments:

Post a Comment

Total Pageviews