Monday, October 27, 2014

UGG-s

Ndoshta dikush ka bere gati turren e druve sapo ka lexuar titullin dhe eshte pergatitur tashme per me te keqen...sepse UGG keshtu konsiderohen e keqja me e madhe qe mund ti ndodhte modes.
Atehere si ka mundesi qe me gjithe kete kercenim qe i bejne keto putra ariu modes akoma me shume ne i shikojme ne kembet e adoleshenteve apo dhe me te rriturave. A jane mjaftueshem komode e te ngrohta sa perjashtojne totalisht deshiren per te qene ne mode,apo jane kthyer dhe UGG ne nje trend per moskokecarset dhe ato qe shkojne kunder rrymes.
Une si nje personazh qe ne gjithe koleksionin e kepuceve te mia nuk gjen as 2 pale cizme kurrsesi smund te paguaja 100 apo me shume euro per nje pale putra ariu,ndaj qe ti shpetoj turres se druve dhe kesaj here po ju rrefehem qe per 10 euro nuk i rezistoja kurrsesi edhe pse ka shume mundesi qe ti fsheh diku :) derisa te rritet Lorest nese s'kemi ikur ne Siberi me pare dmth :)























No comments:

Post a Comment

Total Pageviews