Sunday, September 7, 2014

Basics

Duke marre ne konsiderate faktin se shijet e njerezve jane te ndryshme atehere shanset te kesh nje veshje qe ti pelqeje te gjitheve jane thuajse zero. Thashe thuajse pasi ekziston nje mundesi qe nese nuk do te duartrokasin te tere te pakten nuk do te qelloje me domate asnje per kete te jeni te bindur.
Behet fjale per baziket pantallon i zi dhe kemishe e bardhe asgje e jashtzakonshme por vete esenca ,thelbi fillimi i cdo gjeje.
Baziket jane si shtepia, here pas here duhet te kthehesh pasi vetem aty ndihesh i qete me veten ,vetem aty ndihesh i mbrojtur,vetem aty mund te fshihesh .Baziket jane vertet si shtepia qe ngado te shkosh nje dite duhet te kthehesh te kuptosh rrugetimin qe ke bere dhe nga ku je nisur,baziket jane bilanci jane nje mundesi e re jane e kaluara dhe e ardhmja.
Keshilla ime nuk eshte te qendroni ne baze ,larg o zot sdo e thoja kurre kete,ama cfare do drejtimi te merrni here pas here kthehuni ne baze pasi vetem ashtu do kuptoni cfare rruge vertet deshironi te zgjidhni.
Kur themi kemishe e bardhe dhe pantallona te zeza mua te pakten me vijne 200 versione ne koke nga me pak interesanti der tek ato veshjet e cuditshme te Leandres qe edhe pse jane bardhe e zi te kane dhene nje goditje te forte pas koke. E nder gjithe opsionet bardhe e zi bazike zgjodha nje qe serish nuk ishte me i volitshmi per tu zgjedhur  pasi kish pak risk brenda duke zgjedhur 2 artikuj te lirshem  njeheresh por mendoj se me stiletot e reja Charles David dhe me syzet Valentino edhe nje thes do e kalonte klasen.
Nje veshje normale qe te kujton qe ndonjehere te qenit normal eshte luks i munguar :)
















No comments:

Post a Comment

Total Pageviews