Monday, February 24, 2014

Grazie GRAZIA

Na ishin nje here e nje kohe disa emra revistash, qe nese per ju te cilet lexoni kete blog s'kane asnje kuptim, per mua dhe shume bashkemoshatare te mi kane daljen ne dritaren e perendimit...dhe jo pse na kishin perenduar trute apo antenat i kishim me zhurmues, po ne nje fare menyre na  dhane mundesine te shikonim pertej kufijeve shqiptare, per te mos folur ketu per selfiet qe mund te gjeje tek ato revista pasi nese doni t'ju tregoj pemen gjenalogjike te gjithe ketyre social network te sotem, mendoj se nismen e kane nga keto revistat...per cfare bej fjale per ato Burdat, Bravo e perfunduar me Cioe'. 
Si ndodh shpesh, hutoheshim dhe mundoheshim te kuptonim c'donin te thonin...per Cioe' s'e kishim problem fare se ato telenovelat dhe Ambren i dinim permendesh tashme, po kur vinte puna tek ato gjermanet, ngecte gomari, po serisht edhe aty arrinim te sajoheshim sikur kuptonim sepse sapo shihnim Leo di Caprio me Take That kishim gjithe boten nen  muret e dhomave tona. Tashme kufijte ishin therrmuar dhe ne kishim mundesine te fantazonim te projektoheshim superstar apo aktoret me te medhenj te botes dhe heret a vone do te ishim edhe ne pjese e ketyre revistave....po ku c'ne?!!!
Prit e prit ec, e ec, jeta vazhdoi te rridhte me ritmet e saj dhe ne, Shqiperia,pervec popullizimit me Mercedesa u mbush edhe 1000 kanale televizive dhe me ne fund rrjeti i revistave s'i perkiste me te privilegjuarve qe kishin njerez jashte shtetit por te gjitheve. Liberalizimi pati efektin e vet tashme si interneti qe ju jeni duke perdorur tek lexoni keto fjale. 
E c'lidhje ka gjithe kjo me ate c'ka dua te them? 
Mendoj se ka, pasi i thone nje fjale te urte: "Nese MuESTELA nuk shkon tek mali vjen mali Mu tek ESTELA...". 
Nese s'e dini Revista e njohur "Grazia" tashme publikohet edhe ne tregun shqiptar dhe une pata fatin e mire te isha pjese e saj ne numrin e trete. Po, po e thashe mire IN Grazia aty do me gjeni edhe per pak kohe. Perkrah emrash te mirenjohur te streetstyle-t ne bote si Valentina Siragusas apo Caroline Issa do me gjeni dhe mua ashtu te ndrojtur dhe te buzeqeshur njekohesisht s'mund ta fsheh lumturine e te qenit dhe Best Look madje :) edhe pse jam e sigurte qe me kane mbajt me hater.

Per ate dite kisha vendosur te sillja nje veshje qe mbarte gjithe theksest e stines qe pak nga pak po na le. Ngjyra Camel qe na ka joshur gjithe sezonin vjen pak me e forte nen materialin e lekures me gjysemgolfin e ngrire.Fundet e fryra nen gju,ato te ngrirat te cilat mund ti perdoresh ne veshje klasike po aq dhe ne veshje sport kane qene produkti me i parapelqyer i imi per kete sezon ndaj dhe s'mund te mos zgjidhja nje te tille.
Palltoja me qimen e shkurter si batanije,dhe sport me kapuc vjen per te thyer bute kombinimin dhe per ta bere veshjen akoma me te vecante.Vethet ne jeshilen e bizeles lidhen kendshem si pa u vene re me kepuce-sandalen e cila kapercen stinet duke i shperfillur ato.
E si mund te mungonte canta metalike e cila reflekton me te njejten force si taka e kepuces per te sjelle keshtu nje look te kompletuar te denje per Grazian.
Nese Madonna titullonte albumin e saj "Ray of Light", per mua 5 minutat qe kalova ne shoqeri te Grazia-s perballe objektivit te fotografes Rosita Habazaj ishin me plot kuptim jo vetem Ray po Full of Light.
Grazie GRAZIA






3 comments:

  1. Shume bukur, edhe ne fytyre e tregon kenaqesine, foto shume te bukura. Personalisht me pelqyen fotot pa pallton, shume bukur!

    ReplyDelete
  2. Ti duhet te jesh ne kopertine mrekulli :)

    ReplyDelete
  3. Më pëlqeu çdo detaj.

    Urime Estela.

    ReplyDelete

Total Pageviews