Friday, February 28, 2014

Dress like a Top

Ka shume menyra per tu dukur ndryshe. E nese per shume persona fjala ndryshe nenkupton cuditshem apo ne shume raste e kalon dhe kufirin e budallallekut njerezor ka dhe raste te tjera qe ndryshe nenkupton dicka komplet tjeter jo te zakonshme ,por as te jashtezakonshme.
Edhe pse me fjalen ndryshe abuzohet sepse ne kete mjedis ku asgje nuk eshte identike te gjithe jemi te ndryshem duket sikur ndryshe eshte lehtesisht e arritshme dhe praktikisht ajo cfare jemi.
Por te qenit ndryshe ne stil ne pamje nenkupton dicka krejt tjeter nuk nenkupton qe je me i mire se te tjeret apo me i keq nenkupton thjesht qe nuk je si ata,te diferencon dicka,mire eshte te mos e dish as vete se cfare.
Por te qenit ndryshe nuk duhet te jete qellim ne vetvete pasi  kur kthehet ne te tille humbet veten dhe vleren e asaj qe pretendon te perfaqsosh.
Gjerat vijne shume natyrshem kur i ndjen ndaj dhe s'mund te gabosh nese ben dicka ashtu sic e ndjen.Madje edhe ne jete na ndodh qe dashurohemi edhe pas gabimeve tona njesoj si pas sukseseve e kjo nuk na ben me te pasigurte por me te rritur.
Ndaj per te mos ju lodhur akoma me filozofira te te qenit ndryshe,po ju sjell nje veshje elementet e te ciles i keni pare e sterpare ne poste te kaluara.
Vjen nen nje fryme rock gotik  fustani i sjelle si bluze me pantallona lekure poshte ( e ne mos ka qene kjo shenja e katunarise deri dje mooo) vjen e nderthurur lekura kremi pelicja stofi percinat te cilat rremujshem mirepresin me komoditet fundjaven qe na pret.
Kalofshi bukur















Wednesday, February 26, 2014

Camel Coat

E dini cfare eshte me e parezistueshme se e bardha ne dimer?!
Ngjyra Camel apo thene shqip ngjyra deve e cila vjen ne postim e sotem ne nje pallto trecerekshe me rrip ne mes qe eshte konsideruar dhe pallto me IN e sezonit.
Nje MUST pa te cilen s'duhet te marresh guximin te dalesh nga shtepia,nje objekt i deshirueshem dhe lehtesisht i kombinueshem me cdo veshje apo kepuce.
Ndaj nuk do me vinit faj qe dhe une u tundova e nuk rezistova dot ,duke  ju bashkangjitur keshtu  turmes se te "te lajthiturave" pas Camelit.
Po ju c'prisni...












Monday, February 24, 2014

Grazie GRAZIA

Na ishin nje here e nje kohe disa emra revistash, qe nese per ju te cilet lexoni kete blog s'kane asnje kuptim, per mua dhe shume bashkemoshatare te mi kane daljen ne dritaren e perendimit...dhe jo pse na kishin perenduar trute apo antenat i kishim me zhurmues, po ne nje fare menyre na  dhane mundesine te shikonim pertej kufijeve shqiptare, per te mos folur ketu per selfiet qe mund te gjeje tek ato revista pasi nese doni t'ju tregoj pemen gjenalogjike te gjithe ketyre social network te sotem, mendoj se nismen e kane nga keto revistat...per cfare bej fjale per ato Burdat, Bravo e perfunduar me Cioe'. 
Si ndodh shpesh, hutoheshim dhe mundoheshim te kuptonim c'donin te thonin...per Cioe' s'e kishim problem fare se ato telenovelat dhe Ambren i dinim permendesh tashme, po kur vinte puna tek ato gjermanet, ngecte gomari, po serisht edhe aty arrinim te sajoheshim sikur kuptonim sepse sapo shihnim Leo di Caprio me Take That kishim gjithe boten nen  muret e dhomave tona. Tashme kufijte ishin therrmuar dhe ne kishim mundesine te fantazonim te projektoheshim superstar apo aktoret me te medhenj te botes dhe heret a vone do te ishim edhe ne pjese e ketyre revistave....po ku c'ne?!!!
Prit e prit ec, e ec, jeta vazhdoi te rridhte me ritmet e saj dhe ne, Shqiperia,pervec popullizimit me Mercedesa u mbush edhe 1000 kanale televizive dhe me ne fund rrjeti i revistave s'i perkiste me te privilegjuarve qe kishin njerez jashte shtetit por te gjitheve. Liberalizimi pati efektin e vet tashme si interneti qe ju jeni duke perdorur tek lexoni keto fjale. 
E c'lidhje ka gjithe kjo me ate c'ka dua te them? 
Mendoj se ka, pasi i thone nje fjale te urte: "Nese MuESTELA nuk shkon tek mali vjen mali Mu tek ESTELA...". 
Nese s'e dini Revista e njohur "Grazia" tashme publikohet edhe ne tregun shqiptar dhe une pata fatin e mire te isha pjese e saj ne numrin e trete. Po, po e thashe mire IN Grazia aty do me gjeni edhe per pak kohe. Perkrah emrash te mirenjohur te streetstyle-t ne bote si Valentina Siragusas apo Caroline Issa do me gjeni dhe mua ashtu te ndrojtur dhe te buzeqeshur njekohesisht s'mund ta fsheh lumturine e te qenit dhe Best Look madje :) edhe pse jam e sigurte qe me kane mbajt me hater.

Per ate dite kisha vendosur te sillja nje veshje qe mbarte gjithe theksest e stines qe pak nga pak po na le. Ngjyra Camel qe na ka joshur gjithe sezonin vjen pak me e forte nen materialin e lekures me gjysemgolfin e ngrire.Fundet e fryra nen gju,ato te ngrirat te cilat mund ti perdoresh ne veshje klasike po aq dhe ne veshje sport kane qene produkti me i parapelqyer i imi per kete sezon ndaj dhe s'mund te mos zgjidhja nje te tille.
Palltoja me qimen e shkurter si batanije,dhe sport me kapuc vjen per te thyer bute kombinimin dhe per ta bere veshjen akoma me te vecante.Vethet ne jeshilen e bizeles lidhen kendshem si pa u vene re me kepuce-sandalen e cila kapercen stinet duke i shperfillur ato.
E si mund te mungonte canta metalike e cila reflekton me te njejten force si taka e kepuces per te sjelle keshtu nje look te kompletuar te denje per Grazian.
Nese Madonna titullonte albumin e saj "Ray of Light", per mua 5 minutat qe kalova ne shoqeri te Grazia-s perballe objektivit te fotografes Rosita Habazaj ishin me plot kuptim jo vetem Ray po Full of Light.
Grazie GRAZIA






Thursday, February 20, 2014

Pasta Fatta in Casa

Ky eshte nder te paktat poste qe ju do gjeni ushqim ne blogun tim,dhe kjo eshte mese e kuptueshme duke marre parasysh sesa qejf e ka kete subjekt personi ne fjale pra Une.

Dhe arsyeja e vetme pse une marr guximin te postoj keto foto te pastave te bera ne shtepi eshte vetem nje: Guxhinierja NUK JAM UNE!
Madje per te qene e sinqerte edhe duke  fotografuar gjithe procesin me zuri koka e jo me t'i beja vete.Ne nje fundjave simpatike te mikesha ime e cila edhe ajo ka 2 vajza si une dhe nje burre Lenci po jo si timin :) sigurisht, gjithcka qe mund te beja serish ishte te vija nje Kapele "Baseball Cap" e cila shkonte sh mire me kemishen xhins e strece por shkonte mjaft mire dhe me rolin qe kisha si fotografe dhe ekzekutuese pjatash e njekohsisht entertainer e femijeve.

Tani nuk e di cfare frymezimi do merrni nga ky post te beni pastat ne shtepi vete apo te blini nje kapele bejzbolli zgjidheni vete :)









































Total Pageviews