Wednesday, February 27, 2013

It's all about ... THE COAT

Nese deri dje veshja e vinte theksin ne ate qe do shihej sapo ti te kishe lene pallton xhupin apo pardesyne diku ,sot ndodh krejt e kunderta!

Sot theksi vihet ne ate qe quhet Outerwear apo thene ndryshe Veshja e Jashtme ajo qe i mbulon gjithe veshjet e tjera ajo qe ke hedhur persiper dhe qe nuk eshte me nje pjese e veshjes qe mezi pret ta heqesh perkundrazi nese do te lejohej AJO eshte VETE VESHJA.

Dhe ta mendoni drejt a nuk jemi nje pjese te rendesishme te kohes sidomos neper rruge apo ne ambjente te tjera me Pallto.A nuk do ishte e drejte qe t'i jepej rendesia e duhur dhe pallto te ishte Ajo qe do identifikonte vete Stilin tend duke te bere unike dhe te dallueshme ne turmen e njerzve qe nxitojne.

Qe pallto te jete e Dallueshme SOT  duhet te jete sa me e madhe dhe sa me e gjate mundesisht shume masculine me xhepa gjigande.
Mund te jete nje Faux Fur me ngjyra te ndryshme por mund te jete dhe Pallto e bardhe qe eshte MUST per kete dimer.

E rendesishme eshte qe mos te jete E zakonshme

Dhe nese pallto eshte e jashtzakonshme mund ti lejosh vetes nje veshje mese te zakonshme poshte.
Perthyerja alternative e xhinseve qe une do e quaja perthyerje bojaxhinjsh,vetem  kjo me erdhi ne mend kur e bera, i jep nota me sport dhe me fresh palltos qe ne kete rast mund te ishte fare mire e Gjyshit tim qe ka lind ne 20 nese nuk do kishte krahet e rena.

Kepucesandalet me fjongo ishin per te thyer totalisht stilin masculine sport me dicka shume elegante dhe feminile.
Nuk e di c'mendoni ju por une per kete pallto nuk e di c'do beja !!!

Kalofshi bukur.























Tuesday, February 26, 2013

Peplum and Pointed Shoes

E di cili eshte skenari perfekt qe koha nuk do te ndikonte fare ne humor apo veshje ,nese ti do kishe kaluar naten e qete ne nje gjume te thelle pa endrra.
Apo duhet ta nis dicka me heret qe vajzat t'i kete zene gjumi qe ne 10 (qe nuk ben vaki asnjehere) dhe dihet c'behet kur flene te voglat ...he pra c'behet.. mezi presim te fleme dhe ne hahahahah
Po e thashe mire te fleme!

Pas nje nate pa gjume dhe nje mengjesi me diell une e kisha ndare mendjen qe do vishja patjeter kepucet e reja edhe sikur kjo te me kushtonte ti lija peng.
My New pointed shoes por me kete lidhesen ne kycin e kembes qe my personal feeling eshte qe pervecse pret kemben s'ka asnje funksion apo shtim vlere pamjes.
Ose ndoshta kyci duhet te jete shume me i holle kete nuk marr persiper ta them,madje zere se nuk e thashe.

Poor cdo pointed shoes aq me mire nese jane metal pointed shoes per mua jane thjesht fantastike.

Une zgjodha nje Kostum Peplum Blu te erret me 2 rripa ne mes ,i cili ka 4 vjet qe eshte qepur dhe i ploteson me se miri kriteret per nje Outfit Zyre te zymte ne nje linje me kohen e zymte.

Kalofshi mire :)




























Monday, February 25, 2013

Saint Anthony Church


Meqenese e hena filloi me shi dhe une nuk pata mundesi te ndaj veshjen e sotme me ju,po ju flas per fundjaven time ose me sakte per te dielen.

Te dielen vizitova per here te pare ne jete Kishen e Lacit apo te Shen Ndoit apo Shend Ndout apo Ndonit apo Antonit dmth qe i bie te jete i njejti person.

Tani pervec faktit qe u ndjeva shume keq qe s'dija ti pergjigjesha pyetjeve te vajzes time te madhe kush ishte ky Ndou dhe jepja pergjigje diplomatike te terthorta dhe me qeshej me vete nese im ate do merrte vesh qe ne nuk e njifnim tamam c'kish bere Shen Antoni.

Gjithsesi kishim shkuar me objektiv te qarte do luteshim!
Dhe pasi u ngjitem te vendi i qirinjve aty ndezem rreth 15 qirinj nga nje per koke per gjithe familjaret per secilin nga nje deshire te ndryshme dhe i vume ne cepa shkembinjsh me vete sipas familjeve perkatese.

Kuptohet qe atje fryn se eshte maje mali dhe gjetem nje si shpelle te vogel dhe aty me nje kembe ne ajer beme lutjet me Lean, te madhen, dhe disi te lehtesuara ishim shuuume te kenaqura me veten

Tani do thoni ju per cfare u lut Lea
Po qe Zoti ti dhuronte disa krahe qe kjo te mund te fluturonte,pasi e binda qe krahet nuk jane dhe aq te bukur se s'do kish mundesi te vishte rrobat qe ka, po dhe me rroba me krahe s'do dukej dhe aq bukur...shtoi pjesen qe keta te ishin magjike te shfaqeshin kur te thoshte Lea dhe te zhdukeshin po ashtu me magji.

Tani edhe mama e Leas smund te jete me mire se Lea dhe pasi tha 45 mije lutjet e saj DUA DUA DUA
mendoi qe ne fund duhet te marresh nje angazhim qe te te plotesohet lutja.
ME shpirt neper dhembe fillova fjaline me zeeee

Premtoj qe nuk do bej asnje blerje Rroba Kepuce apo Akeseore (ne mendjen time ishte 2 muaj :) por per 2 muaj kemi ditelindjen dhe ishte shuuume ) dhe me ze thashe per 1 muaj as online dhe as neper dyqane :)
Dhe pasi e leshova kete premtim ndjeva nje boshllek ne stomak sikur te me kishin hequr nje pjese te trupit apo duhet te thoja te trurit me mire.

Nejse vazhduam me tej hyme ne kishe ishte vetem nje plak qe fliste me vete,edhe pasi pame pikturat dhe vendin e qirinjve tashme te shkurter e rrumbullake u ulem ne gjunje me lean dhe filluam te thonim te njejtat lutje pak me shkurt dhe aty (dmth filluam te flisnim edhe ne me vete)
Tashme i kishim me te sintetizuara lutjet e dinim cfare donim dhe fjaline Nuk do blej per nje muaj e thashe me shpejtesi sketerre me shpresen qe Shen Antoni te mos ishte me regjistrator.

Dolem dhe nga kisha dhe shikojme tabelen Shpella e shen Vlashit shkuam dhe aty,aty dy gra pinin uje nga shkembi qe kullonte ,sigurisht e pime dhe ne :) pastaj meqe koleget me kishin thene qe duhet te fusje koken ne nje si grope lart ne tavan te shpelles une mezi prita dhe shyqyr qe e gjeta.

Ishalla te sjell trute thashe me vete dhe binda dhe Lean ta fuste koken dhe ajo s'i dihet.

Me pas vazhduam rrugen dhe ne koke kisha vetem nje Pyetje
Po Vlashi kush ishte dhe c'donte te Kisha e Shen Antonit qe kishte dhe shpelle madje.

U futem ne makine me ndjesine e cuditshme te vendeve mistike qe ti nuk e di a je e lehtesuar por padyshim je mbushur me shprese dhe pozitivitet dhe nderkohe kthehemi per kryqin e fundit te dera dhe ishte Kisha e Shen Ndout dhe une po e lexoja.
Vajza e madhe thuaj Kisha e Lacit se na cmende me kete emrin.

E mire kishte te drejte e kisha hutuar kot nderkohe ajo var turinjte dhe me thote
Une mendoj qe Zoti nuk do ma plotesoj deshiren nuk do mi japi krahet
Po nuk pate besim i them une nuk do ti japi duhet te kesh shume besim.

Mire me tha kam besim kur te shkoj ne shtepi tha do hidhen nga krevati Kati i dyte dmth te shikoj a fluturoj dot.

Tani meqe Shen Ndou meqe Leas nuk ja plotesove ,te lutem plotesoja mames dhe une do e mbaj premtimin :)


Saturday, February 23, 2013

London Calling


Edhe pse kisha pergatitur dicka komplet tjeter qe lidhej me Javen e modes ne Londer e cila sapo kaloi,jo rastesisht zgjodhem keto kabina telefonike tipike te Londres.
Por ne vend t'ju flas per veshjen sot,rastesisht ndeshem ne nje post ne Facebook nga nje ish kolege dhe mikeshe, e cila prej dy vjetesh vazhdon masterin ne Londer, i cili kish lidhje me komunikimin.Duke marre shkas dhe nga format e komunikimit ne Blog apo Rrjetet sociale qe nje pjese jane per te ardhur keq mendova se do kish vlere ta ndaja kete postim me ju.
Ftoj te gjithe ndjekeset por dhe dhe ata qe kalojne rastesisht ne kete blog ta lexojne pasi pervec analizes shume te sinqerte qe ka bere Edlira mendoj se ka ardhe koha per ne ballkanasit te marrim pak shembull 
Une e para !!!

Postimi...
Ja pra shoke qe edhe pas 2 vitesh vazhdon te me beje pershtypje ketu ne Angli stili i komunikimit... pergjithesisht stil indirekt... Eshte nje komunikim aq i embel i sjellshem dhe fisnik por ne te njejten kohe ndonjehere duhet te hash 2 furra buke :) pastaj te kuptosh nqs ai tjetri te tha po apo jo, nqs eshte i shqetesuar apo i qete, nqs te beri nje kompliment apo kritike ... toni i zerit dhe mimika jane gjithmone njelloj kur thone 'jam i lumtur' sikurse kur thone 'i'm so upset' 

Duhet te trajnosh veshin dhe te zhvillosh nje degjim te vecante per te kuptuar nuancat e bisedes, sepse shumica e komunikimit eshte e nenkuptuar ...

Te mesuarit e nje komunikimi te ri ndonjehere me duket njelloj sikur te mesosh makinen per here te pare, kur instruktori te thote ‘qe te dish kur te nderrosh marshin, degjo zhurmen e makines, nqs eshte zhurme e forte ngrije marshin, nqs eshte zhurme normale mos e ndrysho marshin’ Por sigurisht kur je fillestar ‘zhurma makines’ njelloj te duket dhe s’eshte e lehte ta dallosh ndryshimin, sepse do eksperience dhe praktike. E njeta gje dhe me nje stil te ri komunikimi ndonjehere nuk eshte e lehte te kuptosh nuancat apo nenkuptimet e te folurit qe ne momentin e pare..

Eshte interesante se ne fjalorin britanik nuk ka asnje fjale negative, por ne vend te tyre ka pozitive pexhorative, pra nuk thuhet 'shume keq' por thuhet 'jo dhe aq mire'. Nuk thuhet 's'eshte e vertete' por thuhet 'jo plotesisht e vertete' Nderkohe qe superlativat i gjen sheshit thuajse ne cdo dy fjali :) per te thene ‘sa te bukura keto lule’ thuhet ‘this flowers are absolutely georgeous’, ose ‘this music is absolutely fantastic’, ‘your dress looks absolutely brilliant’ :)

Nderkohe per cudi forma urdherore e te folurit nuk egziston fare, por eshte e zevendesuar nga forma pyetesore... per te te thene 'kalo nga ana tjeter e rruges' thuhet 'would you like to cross the street?' 

Eshte e forte gjithashtu kur verej se fjala 'kurre' ose 'asnjehere' gjithashtu evitohen ne maksimum ... ne vend qe te thuash 'une kurre nuk do te haja ushqim kinez' thuhet 'chinese food is not my first choice and i wouldn't usually go to a chinese restaurants if i’m dining out'. 

Per te thene ‘nuk jam dakort me ate qe thua’, per shembull ne rast se bashkefolesi po flet per UFO dhe ekzistencen e tyre nderkohe qe ti nuk beson se aljenet ekzistojne i thua ‘i understand the point you are making but we don’t have considerable evidence to prove their existence for the time being’ ose per ti dhene fund muhabetit kur nuk bihet dot ne nje mendje thuhet ‘let’s agree to disagree’ dhe mbaron muhabeti ..

Dhe per ta mbyll kete koment me stilin anglez te komunikimit do thoja ‘I find this topic absolutely fascinating’ :):):) lol... 

From :Edlira Tartale






















Total Pageviews