Wednesday, December 26, 2012

Jack & Jil

Nese ka dicka me vlere te patjetersueshme ajo padyshim mbetet miqesia e vertete.
Keto pushime festive shoqja ime e ngushte (Po ajo e Milanos) erdhi ne Tirane bashke me djalin e saj Adam te cilin e njohem me ne fund.
Edhe pse degjohemi me Mail Whatsapp apo Skype shume shpesh e qeshura LIVE eshte shume me ndryshe.
Cfare duhet vleresuar te miqte e vertete eshte se ata Nuk ndryshojne kurre mbeten gjithmone te vertete.
E sa here takohesh me ta duket sikur koha kthehet mbrapsht,atyre nuk u ka ndryshuar e qeshura batutat apo dhe levizjet menyra e qendrimit origjinaliteti dhe kreativiteti.
E ne rastin ne fjale Alba shoqja ime i ka te gjitha me tepri si driten qe ka ne brendesi.
Une e dua shume se nuk ka 2 ne bote si ajo e quaj Femije te lumtur por dhe te llastuar ama mbetet Femije i sinqerte e dashur e mire si bardhesia e fytyres (apo e dhembeve :)
Me te kam ndare cdo gje qe nga viti i pare ne gjimnaz e deri me sot ajo di cdo lajthitje adoleshenciale e der te dashuria me D te madhe apo duhet te them me L te madhe me mire :)
Di cdo dhimbje apo arritje cdo deshtim apo dorezim te gjithe luftrat e mia dhe cdo kujtim mbetet i kristalizuar ne faqet e memories se te dyjave.
Vitet kalojne dhe tashme takimeve tona u jane shtuar edhe nje varg kalamajsh te pakten nje per koke :) per secilen bashkemoshatare tonen e 2 per me te zonjat si mua (hahahah apo te pazonjat per t'u mbrojtur ) bej shaka.
E te shikosh nderveprimin e krijesave tona qe kalojne nga pirja e gjirit te puthjet kafshimet apo shkulja e flokeve te njeri tjetrit me besoni eshte nje mrekulli qe te mbush shpirtin.Ne na mjafton te jemi bashke qe te harrojme qe jemi mama e akoma nuk na besohet sa me fat jemi.

Edhe sot u takova me shoqen time per te drekuar bashke e meqenese eshte Bloggere dhe ajo (abdsign.blogspot.com ) s'e humbem rastin per te shkrepur disa foto.
Se fundmi bisedat tona pas shqetesimeve qe kemi per femijet apo mungesen e kohes vertiten rreth blogjeve tona apo llogjeve tona.
E meqenese nje blog qe ne te dyja dashurojme pafund eshet jackandjil.com kemi filluar e quajme njera-tjetren Jack ajo e JIL une.
E ky zoteria qe shkrep keto fotot pa koke eshte nje fotograf kanadez me origjine vietnameze qe quhet Tommy Ton qe punon per style.com po ne na pelqen te mendojme qe jane dy (Pak a shume si Garance me Schumanin )

Nejse pasi drekova me Jackun e u thyem ne mes duke shkrepur dhe fotot ndahemi vij ne zyre dhe c'te shikoj Jackass-i s'kish shkrep asnje!!!
Love you JACK... anyway


 Alba ka zgjedhur si veshje paraditeje trikon e  babait me kemishen e mamit me strece tip kalorsiak me thoni ju nese nuk eshte unike

 Une mendoj se ngjajne
 Pay attention on the two watches together - do you like it or not?





 NO JACK Noooooooooooo





3 comments:

  1. Ai stili me pulovren e babit kemishen e mamit dhe strece mua me pelqen shume:))))) "Jack-u" ka stil :-))) edhe te kjo veshja tjeter blu dhe xhakete e verdhe shume bukur duket! keep bloging:)

    ReplyDelete
  2. sepse kisha pershtypjen se Alba ishte shoqja jote e tetevjecares. nuk te paskam pyetur asnjehere, po tani e mora vesh qe qenka Alba tjeter. Xhaketa dhe pallto e Albes shume te bukura. Edhe Alba shume kinge :)
    hugs Eni

    ReplyDelete
  3. Ne keto momente JACK-u ndihet pa fjale dhe pa komente, por ky eshte thjesht 1 hezitim dhe bllokim i momentit.
    E verteta qendron ne faktin se fjalet e mia do te ishin te teperta pas 1 mesazhi kaq te brishte, cilter dhe te paster si posti i JIL-it mbi mua.
    Falenderimet edhe pse nje element i mire per te thurur nje mirenjohje ende personalisht, qendrojne paksa siperfaqesore, pasi ajo cka eshte e vertete jane ndienjat per njera-tjetren dhe fati qe ne jete patem per te krijuar kete miqesi dhe dashuri te sinqerte.
    E nese rruget tona JIL u bashkuan, shume vite me pare dhe ne sot jemi ketu ende duke shkruar e fortesuar ate cka kemi krijuar pergjate ketij udhetimi disa vjecaresh, drita dhe vazhdimesia e ketyre ndienjave pasqyrohet ne arritjet, ankthet, deshtimet dhe fitoret qe bashke kemi ndare dhe me se fundi arritem edhe ti benim te njiheshin e te ndanin qumeshtin e miqesise, Femijet tane. E pra, nese ata 1 dite s'do te kene ate c'ka ne kemi patur, kemi dhe do te kem, atehere ne kemi gjithmone 1 histori te bukur per t'ju treguar.

    ReplyDelete

Total Pageviews